Duart e këmbët vazhdimisht të ftohta në dimër? Provojeni këtë ushqim

Duart e këmbët vazhdimisht të ftohta në dimër? Provojeni këtë ushqim

Me të hyrë dimri, secili mundohet të rrijë ngrohtë. Vendosim më shumë rroba, pimë diçka të nxehtë e kërkojmë çdo mënyrë që na ndihmon me e shmang të ftohtin.

Por nganjëherë zgjidhja është më afër se sa mendojmë. Edhe ajo që hamë mund të ndikojë në mënyrën si trupi ruan nxehtësinë. Një përbërës i thjeshtë ushqimor luan rol të rëndësishëm në qarkullimin e gjakut dhe na ndihmon të mos na ftohen duart e këmbët.

Kur gjaku nuk qarkullon mirë drejt gjymtyrëve, ato ftohen shpejt. Trupi e rregullon temperaturën vetë. Kur nxehemi, enët e gjakut zgjerohet dhe nxehtësia lirohet. Kur ftohemi, ato ngushtohen për ta ruajtur nxehtësinë brenda.

Për ta mbajtur qarkullimin aktiv, ushqimi me përmbajtje të lartë nitratesh është shumë i dobishëm. Trupi i shndërron nitratet në oksid nitrik. Ky ndihmon që enët e gjakut të relaksohen dhe zgjerohen. Rrjedha e gjakut bëhet më e lirë dhe organet marrin më shumë oksigjen. Përfitim i drejtpërdrejtë për zemrën dhe për trupin në tërësi.

Këtu hyn panxhari. Panxhari është ndër ushqimet më të pasura me nitrate natyrale. Përmban edhe kalium e hekur. Dy minerale që ndihmojnë presionin e gjakut të qëndrojë i qëndrueshëm dhe qarkullimi të jetë më i mirë. Ka sezon pikërisht në dimër dhe përfitimet mund t’i shfrytëzojmë gjatë gjithë vitit.

Përveç kësaj, është i pasur me antioksidantë që mbrojnë qelizat dhe mbajnë trupin në formë të mirë.

Nëse kërkon një mënyrë natyrale për t’u ngrohur këtë dimër, panxhari është një aleat i shkëlqyer në tryezë.

/Motilokal.com