IHMK njofton për rritjen e ndotjes së ajrit në Kosovë

IHMK njofton për rritjen e ndotjes së ajrit në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka reaguar për cilësinë e ajrit gjatë ditëve të fundit. Sipas tyre, në disa zona të vendit janë shënuar rritje të ndotësve në ajër.

Ata theksojnë se rënia e temperaturave ka shtuar përdorimin e ngrohjes dhe si pasojë edhe emetimet ndotëse. Situata është rënduar edhe nga mjegulla e dendur, lagështia e lartë, mungesa e erërave dhe inversioni termik që po mban ndotjen e mbledhur afër tokës.

Instituti u bën thirrje personave më të ndjeshëm të shmangin qëndrimin e gjatë jashtë, derisa kushtet të përmirësohen.

Njoftimi i plotë: 

Informim për cilësinë e ajrit në Kosovë!

Bazuar në monitorimin e cilësisë së ajrit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë ditëve të fundit janë regjistruar vlera të rritura të ndotësve në ajër në disa zona të vendit.

Ulja e temperaturave ka rritur nevojën për ngrohje, duke sjellë rritje të emetimeve ndotëse në ajër.

Në anën tjetër përkeqësimin e cilësisë ë ajrit e ka afektuar prania mjegullës së dendur ditëve të fundit, lagështia e lartë e ajrit, mungesa e erërave dhe inversioni termik duke krijuar kushte që favorizojnë grumbullimin e këtyre ndotësve në shtresat e ulëta të atmosferës.

IHMK rekomandon që personat e ndjeshëm të kufizojnë ekspozimin e gjatë në ambient të jashtëm deri në përmirësimin e kushteve.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës po e monitoron situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe do të informojë publikun për çdo ndryshim të rëndësishëm në gjendjen e cilësisë së ajrit.

Imazhet e gjendjes se ajrit: treguesit e cilesise se ajrit ne kohe reale dhe mjegulla e dendur e diteve te fundit.

/Motilokal.com