Ujësjellësi "Prishtina" njofton për nivelin e ujit në liqenet Batllavë dhe Badovc

Ujësjellësi "Prishtina" njofton për nivelin e ujit në liqenet Batllavë dhe Badovc

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka bërë të ditur gjendjen aktuale të nivelit të ujit në liqenet kryesore akumuluese që furnizojnë qytetin me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit, liqeni i Batllavës ndodhet -4 metra nën nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa liqeni i Badovcit ndodhet -6.45 metra nën nivelin maksimal.

Kompania apelon te qytetarët për përdorim të kujdesshëm të ujit dhe thekson se po monitoron vazhdimisht situatën për të garantuar furnizim të vazhdueshëm.

/Motilokal.com