Si do të jetë moti sot dhe fundjavë në Shqipëri?

Si do të jetë moti sot dhe fundjavë në Shqipëri?

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masat ajrore të nxehta dhe të thata të cilat po influencojnë në Shqipëri me mot të stabilizuar dhe temperatura të larta. Për sot moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në relievet malore.

Temperaturat për ditën e sotme parashihen të lëvizin nga 24 deri 32 °C. Të shtunën temperaturat pritet të lëvizin ndërmjet 23 deri 32 °C. Ndërsa të dielën moti do të jetë pjesërisht me re, ku temperaturat do të sillen prej 23 deri 31 °C. /Motilokal.com