Kosova zgjohet nga dridhjet e tokës

Kosova zgjohet nga dridhjet e tokës

Në orët e para të mëngjesit është regjistruar një tërmet i lehtë në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja ka ndodhur rreth orës 07:20, me epiqendër rreth 35 kilometra në juglindje të Prishtinës dhe afërsisht 11 kilometra në verilindje të Ferizajt. Tërmeti është shënuar në një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar. Lëkundja është ndjerë lehtë nga banorët e zonës përreth.

/Motilokal.com