Bilanci i viktimave nga moti ekstrem në Marok ka shkuar në 37 persona, pas përmbytjeve dhe stuhive të forta që goditën qytetin bregdetar Safi.
Reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan dëme të mëdha materiale, humbje jetësh dhe paralizuan transportin në disa zona të vendit. Në pjesët bregdetare u raportuan përmbytje të gjera, ndërsa në rajonet e brendshme dhe më të larta, bora e dendur bllokoi përkohësisht rrugët dhe izoloi disa vendbanime.
Agjencia zyrtare marokene e lajmeve MAP, duke iu referuar një deklarate të guvernatorit të Safit, njofton se situata u përkeqësua gjatë orëve të vona të mbrëmjes së kaluar, kur reshjet intensive sollën vërshime të mëdha uji.
![]()
Autoritetet konfirmojnë se ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende në terren dhe se po ndërmerren masa shtesë sigurie në zonat më të rrezikuara. Ndihma emergjente dhe mbështetja për qytetarët e prekur mbeten prioritet, ndërsa vendi vazhdon të përballet me pasojat e këtij moti të ashpër.
/Motilokal.com
