Kosova ul përdorimin e qeseve plastike

Kosova ul përdorimin e qeseve plastike

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe me mbështetjen e GIZ, prezantoi raportin e parë vlerësues mbi zbatimin e UA 07/2023 për Paketimin dhe Mbeturinat e Paketimit. Ky raport sjell të dhënat e para konkrete mbi uljen e përdorimit të qeseve plastike në Kosovë.

Sipas raportit, objektivi afatshkurtër i reduktimit të qeseve plastike është arritur dhe tejkaluar, duke treguar për një progres të dukshëm në zbatimin e politikës. Konsumi vjetor i qeseve plastike është ulur nga 335 në vetëm 55 qese për person në vitin 2024, një arritje që tregon hapa konkretë drejt mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit publik.

Megjithatë, raporti thekson nevojën për përpjekje të mëtejshme: promovim më i gjerë për ndryshimin e sjelljes, bashkëpunim të vazhdueshëm midis institucioneve publike, sektorit privat dhe shoqërisë civile, si dhe zbatim të plotë të kërkesave nga të gjithë shitësit me pakicë, veçanërisht ata të mesëm dhe të vegjël.

Ngjarja u mbështet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ dhe mblodhi palët kryesore të interesuara për të forcuar përpjekjet drejt një mjedisi më të pastër.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit u bën apel qytetarëve: “Anashkaloni qesen – kurseni natyrën, shëndetin dhe paratë!”


/Motilokal.com