Ajri në Prishtinë vazhdon të mbetet i ndotur

Ajri në Prishtinë vazhdon të mbetet i ndotur

Ajri në Prishtinë vazhdon të jetë i cilësisë së dobët. Sipas indeksit të kualitetit të ajrit, kryeqyteti i Kosovës aktualisht shënon vlerën 145. Ndotësi kryesor mbetet PM2.5, me përqendrim prej 53.4 µg/m³, një nivel që e bën ajrin të pashëndetshëm sidomos për grupet e ndjeshme si fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

Këto të dhëna janë publikuar nga kompania më kredibile për matjen dhe vlerësimin e cilësisë së ajrit IQAir dhe tregojnë një situatë shqetësuese për shëndetin publik. Sipas përditësimeve më të fundit, Prishtina renditet e 21-ta në listën botërore të qyteteve me cilësi të dobët të ajrit.

/Motilokal.com