Ishulli Hormuz ngjyroset me të kuqe pas shiut, ja çfarë fshihet pas pamjes dramatike

Ishulli Hormuz ngjyroset me të kuqe pas shiut, ja çfarë fshihet pas pamjes dramatike

Videot që po qarkullojnë në rrjet kanë tërhequr vëmendje për një arsye të thjeshtë. Ishulli Hormuz duket sikur është mbuluar nga e kuqja pas reshjeve të forta të shiut.

Pamjet vijnë nga ishulli pranë Iranit, në Gjirin Persik, ku shiu ka rrjedhur mbi terrenin shkëmbor dhe ka marrë me vete ngjyrën karakteristike të tokës. Nuk është diçka e pazakontë për banorët e zonës, por vizualisht mbetet shumë mbresëlënëse.

Shpjegimi lidhet me përbërjen e tokës. Hormuzi është i pasur me oksid hekuri, veçanërisht hematit, një mineral që i jep tokës nuancën e kuqërremtë. Kur bie shi, uji shpërndan këto grimca dhe i çon drejt bregdetit, duke e ngjyrosur rërën dhe ujin.

Fenomeni është krejtësisht natyror dhe i padëmshëm, edhe pse në internet është krahasuar me një “shi prej gjaku”. Ishulli Hormuz ndodhet në Ngushticën e Hormuzit, pranë bregut jugor të Iranit, dhe është i njohur si Ishulli i Ylberit për shkak të tokave dhe shkëmbinjve shumëngjyrësh.

/Motilokal.com