Sot, më 20.12.2025, njësitet e Trafikut Rajonal të Policisë së Kosovës në Prishtinë kanë ndërmarrë kontrolle ndaj kompanive që kryejnë punime me kamionë për bartjen e dheut.
Gjatë inspektimeve në disa segmente të rrugëve nacionale janë konstatuar sasi të mëdha baltë, të cilat rrezikojnë seriozisht sigurinë e trafikut, veçanërisht në kushte të rënda atmosferike, si mjegulla dhe ngrica.
Si pasojë, personat juridikë janë gjobitur me 1.000 euro, sipas ligjit, dhe janë detyruar të pastrojnë menjëherë rrugët.
Policia e Kosovës thekson se gjatë sezonit dimëror do të veprojë pa hezitim ndaj çdo rasti që rrezikon sigurinë e trafikut dhe jetën e qytetarëve.
/Motilokal.com
