Çfarë kushtesh atmosferike priten në fillim të javës në Shqipëri?

Çfarë kushtesh atmosferike priten në fillim të javës në Shqipëri?

Moti të hënën në Shqipëri parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira kalimtare në disa zona. Mjegulla do të shfaqet në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, sidomos në zonat luginore, duke ulur përkohësisht shikueshmërinë.

Të martën moti do të ndryshojë. Priten vranësira më të dendura në pjesën më të madhe të vendit, të shoqëruara me reshje shiu.

E mërkura parashihet të mbajë mot pjesërisht i vranët, me mundësi për reshje të dobëta dhe lokale shiu. Në disa zona mund të ketë edhe intervale të shkurtra me kthjellime.

/Motilokal.com