Njësiti i Trafikut të Prishtinës ka ndërmarrë masa ndaj disa kompanive që po kryejnë punime me kamionë për bartjen e dheut në territorin e Prishtinës.
Gjatë kontrolleve në terren, në disa segmente rrugore janë evidentuar sasi të mëdha balte të shpërndara në asfalt, duke paraqitur rrezik serioz për qarkullimin, sidomos në kushte të vështira atmosferike me mjegull dhe ngrica.

Sipas njoftimit, ndaj personave juridikë janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 1.000 euro, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Po ashtu, kompanitë janë obliguar që menjëherë të bëjnë pastrimin e rrugëve të ndotura.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet edhe gjatë sezonit dimëror dhe do të veprojë pa hezitim ndaj çdo rasti që rrezikon sigurinë në trafik dhe jetën e qytetarëve.
/Motilokal.com
