Moti të martën në Shqipëri pritet të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura. Reshjet e shiut do të fillojnë në mëngjes përgjatë vijës bregdetare dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë territorin. Intensiteti i tyre pritet të jetë kryesisht i ulët, me shtrëngata të shkurtra kryesisht në ultësirën perëndimore dhe në jugperëndim. Në zonat malore të Alpeve dhe relievet veriolindore, lindore dhe juglindore, nga pasditja priten reshje bore me intensitet të ulët. Mjegulla e dendur do të jetë prezente në luginat gjatë mëngjesit dhe gjatë reshjeve të shiut e borës.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 6 deri në 12 °C.
/Motilokal.com
