Keni bërë plane për fundjavë? Mësoni si do të jetë moti në Kosovë

Keni bërë plane për fundjavë? Mësoni si do të jetë moti në Kosovë

Moti i nxehtë do të vazhdojë të mbajë sot dhe në ditët vijuese në Kosovë. Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat origjinën e kanë nga Afrika Veriore. Kjo situatë meteorologjike kushtëzon mot relativisht të qetë dhe me diell.

Temperaturat për ditën e sotme do të sillen ndërmjet 20 deri në 30 °C. Temperaturat për ditën e shtunë parashihet të lëvizin prej 21 deri në 29 °C. Moti i ngjashëm pritet të mbajë edhe ditën e diele. /Motilokal.com