Të mërkurën në Kosovë pritet mot kryesisht i vranët. Në disa zona do të ketë reshje të dobëta shiu, të cilat gjatë orëve të mëvonshme mund të kalojnë në reshje bore. Mjegulla do të tërhiqet gradualisht nga ultësirat, duke lënë kushte pak më të mira për qarkullim.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 4°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 8°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
