Mësoni si do të mbajë moti të premten dhe fundjavë në gjithë Maqedoninë

Mësoni si do të mbajë moti të premten dhe fundjavë në gjithë Maqedoninë

Të premten në Maqedoninë e Veriut pritet mot me vranësira në mëngjes, në pjesët jugperëndimore do të ketë kushte për reshje të lehta shiu dhe bore. Gjatë ditës moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira e periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare.

Ditën e shtunë moti do të jetë me diell e vranësira lokale të lehta deri mesatare.

Edhe të dielën parashihet mot i kthjellët dhe i ftohtë në mëngjes, me diell gjatë ditës me vranësira lokale të lehta deri në mesatare.

/Motilokal.com