Stuhia e dëborës Johannes goditi gjysmën e Suedisë sot, duke lënë 40,000 familje pa energji elektrike. Shumë rrugë janë të pakalueshme për shkak të pemëve të rrëzuara. Ka edhe viktima.
Autoritetet u bënë thirrje popullsisë së qyteteve në veri të vendit Dalarna, Gavleborg dhe Vasternorrland, si dhe qytetit në jug të vendit Jamtland, që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.
Një burrë 50-vjeçar vdiq në Sandviken, si pasojë e plagëve të marra pasi një pemë ra mbi të.
Disa persona u plagosën. Dëmi po riparohet me qëllim rishpërndarjen e energjisë elektrike.
Një paralajmërim për erë të fortë është ende në fuqi në disa pjesë të Suedisë. Disa linja treni janë jashtë funksionit.
/Motilokal.com
