Të martën, Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të herëpashershme mesatare deri të dendura, të përqendruara kryesisht në zonat malore dhe në lindje të vendit pas mesditës.
Reshje të dobëta dhe lokale shiu mund të shfaqen në lindje dhe përgjatë vijës bregdetare gjatë orëve të pasdites. Në relievet malore të verilindjes, lindjes dhe juglindjes parashikohen reshje bore me intensitet të ulët, kryesisht në formë fjollash. Në zonat malore pritet prezencë e ngricave, sidomos në akset rrugore.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 4 deri në 12 °C.
/Motilokal.com
