Parashikimi i motit për ditën e fundit të vitit 2025 në Shqipëri dhe Kosovë

Parashikimi i motit për ditën e fundit të vitit 2025 në Shqipëri dhe Kosovë

Të mërkurën, Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të herëpashershme mesatare deri të dendura, më të theksuara në zonat malore. Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 7 gradë Celsius. Gjatë natës, në zonat urbane pritet të zbresin deri në -4 gradë, ndërsa në zonat malore do të jenë dukshëm më të ulëta.

Në Kosovë, dita e mërkurë, dita e fundit e vitit 2025, pritet të karakterizohet nga mot i acartë. Gjatë ditës do të ketë më shumë intervale me diell, ndërsa pasdite parashihen kalime vranësirash. Në zonat kodrinore dhe malore, veçanërisht në lindje dhe veri të vendit, nuk përjashtohet mundësia për ndonjë fjollë apo rrebesh të dobët bore. Temperaturat do të luhaten nga rreth -4 deri në -8 gradë Celsius.

/Motilokal.com