Komuna e Gjakovës njofton se si pasojë e shkrirjes së shpejtë të borës në malet përreth dhe shirave të vazhdueshëm, sot disa pjesë të komunës po përballen me situatë jo stabile.
Gjendja më e rrezikshme është pranë lumenjve, ku prurjet e mëdha të ujit kanë vështirësuar kalimin. Për këtë arsye, rruga “Bujar Roka” dhe ura e Shkugëzes janë bllokuar përkohësisht.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes pranë lumëve dhe lokacioneve me ujë të shumtë. Banorët po ashtu inkurajohen të monitorojnë situatën në zonat e tyre, pasi prurjet mund të rriten. Çdo problem duhet të raportohet menjëherë tek emergjencat dhe policia.
/Motilokal.com
