Presidentja Osmani reagon pas përmbytjeve në vend

Presidentja Osmani reagon pas përmbytjeve në vend

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me përmbytjet e shkaktuara nga vërshimet në vend.

Duke shpërndarë fotografi nga terreni, Osmani shprehu mirënjohje për institucionet që po përballen me situatën.

“Sot gjatë ditës kam qenë në komunikim me kryetarët e komunave të prekura, të cilët po udhëheqin menaxhimin e situatës në terren në koordinim të ngushtë me institucionet qendrore. Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave po punon pareshtur bashkë me organet e rendit. Falënderoj edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për gatishmërinë për ofrimin e mbështetjes së menjëhershme, duke vënë në dispozicion kapacitetet e saj njerëzore dhe logjistike në rast nevoje”, deklaroi Osmani.

/Motilokal.com