Moti në Shqipëri këtë të mërkurë

Moti në Shqipëri këtë të mërkurë

Moti të mërkurën në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare e të dendura, me reshje shiu të herëpashershme, kryesisht me intensitet të ulët deri mesatar. Në Shkodër, Tiranë, Durrës, Himarë, Sarandë, Gjirokastër e zona të tjera reshje më të forta deri në orët e mëngjesit. Gjatë ditës hera-herës shtrëngata shiu me shkarkesa elektrike. Pasdite e mbrëmje reshjet fitojnë intensitet në Malësi e Madhe, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë, Sarandë dhe zonat malore, hera-herës në formën e stuhive. Në Alpe reshje dëbore mesatare; në veri-lindje dhe jug-lindje mbi 600-900 m reshje dëbore të lehta deri mesatare. Mjegull e dendur në disa zona.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 14 °C.

/Motilokal.com