Komuna e Skenderajt u bën thirrje banorëve pranë lumit Klina të tregojnë kujdes të shtuar

Komuna e Skenderajt u bën thirrje banorëve pranë lumit Klina të tregojnë kujdes të shtuar

Komuna e Skenderajt njofton qytetarët për përkeqësimin e situatës së lumit Klina dhe rritjen e mundshme të nivelit të ujit. Banorët që jetojnë në afërsi të lumit duhet të tregojnë kujdes të shtuar.

Autoritetet rekomandojnë, sipas mundësive, evakuimin e përkohshëm nga zonat e rrezikuara për të shmangur pasojat dhe për të ruajtur sigurinë e jetës dhe pronës.

Numrat e emergjencës:
• Zjarrfikësit: 193
• Policia e Kosovës: 192
• Ndihma e Shpejtë: 194.

/Motilokal.com