Situatë e rënduar nga vërshimet, dy komuna në gjendje të jashtëzakonshme

Situatë e rënduar nga vërshimet, dy komuna në gjendje të jashtëzakonshme

Situata me vërshime vazhdon të mbetet nën vëmendje edhe sot. Juniku dhe Malisheva kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura dhe rrezikut nga përmbytjet.

Ekipet e emergjencës janë në terren, ndërsa autoritetet po e monitorojnë situatën vazhdimisht.

Më të prekura mbeten Fushë Kosova, Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Klina, Mitrovica, Vushtrria, Skenderaj dhe Gjakova. Në këto zona janë raportuar vërshime në oborre, bodrume dhe disa rrugë. Në Gjakovë është kërkuar evakuimi i mbi 20 familjeve, në koordinim me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në komunat e tjera, gjendja vlerësohet më e qetë dhe stabile, por mbetet nën monitorim të vazhdueshëm nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent përmes sistemit të komunikimit emergjent.

/Motilokal.com