Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë natës reshjet e shiut kanë vijuar në të gjithë territorin e vendit. Sipas të dhënave më të fundit, intensiteti i reshjeve është rritur në zonat juglindore, ndërsa në veri reshjet kanë pushuar në orët e para të mëngjesit.
Reshje bore janë shënuar në akset Bogë Theth dhe Qafë Mali Fierzë, duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullim.
Në disa akse rrugore janë evidentuar rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës. Në Rajonin Verior probleme janë raportuar në akset Bajram Curri Valbonë, Dushaj Lekbibaj, Sopot Kam, Qafë Mali Fierzë, Ura e Fanit, Rrëshen Shpal, Shpal Fushë Arrëz, Hani i Hotit Dogana Vermosh, Sevaster Kalivaç, Kukës Shishtavec, Shpal K Hadroj, Kukës Krume, Skuraj Burrel dhe Peshkopi Vasije.
Në Rajonin Jugor problematika janë konstatuar në akset Lazarat, Kardhiq Delvinë dhe Lekël Këlcyrë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se kontraktorët janë në terren pa ndërprerje, 24 orë në ditë, me mjete dhe punëtorë për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të akseve rrugore.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të ulin shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë drejt zonave malore ku ka prezencë bore.
/Motilokal.com
