Policia e Kosovës njofton se si pasojë e reshjeve të shiut, në disa zona të vendit janë regjistruar vështirësi në qarkullim. Në disa rrugë janë evidentuar dëmtime të asfaltit, rrëshqitje dheu dhe dëmtime në ura të caktuara.
Policia po monitoron vazhdimisht situatën dhe ka rritur praninë e patrullave në terren për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
U bëjmë thirrje të gjithë shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe ta përshtatin vozitjen sipas kushteve aktuale të rrugës dhe dukshmërisë. Vetëm me kujdes dhe vëmendje mund të shmanget rreziku i aksidenteve.
Siguria fillon me ju. Vozitni me kujdes kur kushtet në rrugë janë të vështira.
/Motilokal.com
