Moti në Shqipëri këtë të enjte

Moti në Shqipëri këtë të enjte

Moti të enjten në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët deri mesatar, do të shfaqen në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesditës. Në qendër dhe jug, herë pas here priten shtrëngata të shkurtra shiu. Pas mesditës reshjet e shiut do të vazhdojnë, por me intensitet të ulët, kryesisht në qendër dhe jug.

Në zonën e Alpeve do të ketë reshje bore me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës stuhi bore. Në verilindje-lindje, në lartësitë mbi 100 metra, dhe në juglindje mbi 300-400 metra, reshjet e dëborës do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar. Në pjesën tjetër të vendit, mbi 400-500 metra, reshjet pritet të jenë kryesisht dëborë me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites, reshjet e shiut dhe dëborës do të ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 4 deri në 8 °C.

/Motilokal.com