Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes të shtuar në rrugët e Kosovës

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes të shtuar në rrugët e Kosovës

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njofton qytetarët për kushtet e vështira në rrugë sonte. Temperaturat pritet të zbresin deri në -9°C, ndërsa lagështia nga reshjet e fundit do të krijojë ngrica, duke e bërë qarkullimin më të rrezikshëm.

Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren gjatë gjithë kohës për të siguruar rrugë të kalueshme, por institucionet theksojnë se respektimi i rregullave të sezonit dimëror është i domosdoshëm. Pajisja e automjeteve me goma dimërore dhe zinxhirë është e rekomanduar fuqishëm.

Qytetarët u bëjnë thirrje të shmangin lëvizjet sonte, përveç rasteve të domosdoshme. Siguria e secilit varet jo vetëm nga punë e institucioneve, por edhe nga kujdesi individual.

/Motilokal.com