Komuna e Drenasit nis pastrimin e rrugëve pas reshjeve të borës

Komuna e Drenasit nis pastrimin e rrugëve pas reshjeve të borës

Komuna e Drenasit ka njoftuar se pas reshjeve të borës, kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve ka nisur punën që në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas njoftimit, ekipet janë të angazhuara në terren dhe po punojnë intensivisht në pastrimin e borës, me qëllim të sigurimit të qarkullimit normal në rrugët kryesore dhe dytësore.

Komuna u bën thirrje të gjithë vozitësve që të kenë pajisjet dimërore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, për shkak të kushteve të motit.

Aktualisht, të gjitha rrugët në territorin e komunës janë të kalueshme, përveç rrugës drejt Gurit të Plakës në fshatin Çikatovë e Vjetër dhe rrugës drejt Kroit të Mbretit në lagjen Bucolli. Këto dy segmente mbeten të pakalueshme si pasojë e reshjeve të shiut.


/Motilokal.com