Gjatë natës, reshjet e shiut kanë vazhduar ndërsa në zonat veriore dhe juglindore të vendit ka filluar të bjerë bora.
Reshje bore sipas rajoneve:
Rajoni Verior: Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë, Bujan-Qafë Morinë (doganë), Sopot-Kerrnaj, Qafë Mejdan-Tropojë-Buçaj Bulqizë, Qafë Bualli-Peshkopi, Peshkopi-Maqellarë, Hani i Hotit-Dogana Vermosh, Kukës-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Bajram Curri-Valbonë, Pukë-Fushë Arrëz, Bogë-Theth, Qafë Mali-Fushë Dukagjin
Rajoni Qendror: Surrel Qafë Priskë-Qafë Mollë, Elbasan-Gjinar, Ibë-Kërrabë-Elbasan
Rajoni Jugor: Llogara, Qafë Thanë, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Leskovikë
Kontraktorët dhe punonjësit e Autoritetit Rrugor janë në terren 24/7 për pastrimin e akseve dhe mirëmbajtjen e rrugëve.
Autoriteti bën thirrje që drejtuesit e mjeteve të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme. Vetëm udhëtimet esenciale janë të rekomanduara për të garantuar sigurinë dhe për të lehtësuar punën e ekipeve në terren.
Përdorimi i gomave dimërore është i detyrueshëm për automjetet që qarkullojnë në zonat malore ose aty ku ka prezencë borë dhe ngrica. Gomat dimërore ofrojnë frenim më të mirë dhe kontroll më të madh mbi mjetin.
Apeli për drejtuesit e mjeteve:
- Sigurohuni që automjeti të ketë goma dimërore
- Ndiqni paralajmërimet e strukturave të emergjencës
- Mos nënvlerësoni rrezikun, kushtet e motit mund të ndryshojnë shpejt
Për informacion të përditësuar mbi gjendjen e rrugëve dhe këshilla për sigurinë, ndiqni komunikatat zyrtare të Autoritetit Rrugor.
/Motilokal.com
