Reuters publikon pamje direkte me dron nga përmbytjet në Kosovë

Reuters publikon pamje direkte me dron nga përmbytjet në Kosovë

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka nisur transmetimin live me dron, duke dokumentuar përmbytjet që kanë prekur disa zona të Kosovës.

Pamjet ajrore tregojnë përhapjen e ujit në fshatra dhe qytete, rrugë të përmbytura dhe dëme të shumta nga reshjet e ditëve të fundit. Transmetimi është ndjekur nga mijëra shikues dhe media ndërkombëtare, duke vënë Kosovën në qendër të vëmendjes globale.

Autoritetet vendore janë në terren, ndërsa qytetarët janë apeluar të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve. Situata mbetet e paqëndrueshme dhe ekipet emergjente po vazhdojnë përpjekjet për menaxhimin e pasojave të përmbytjeve.


/Motilokal.com