Moti të premten në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme, me intensitet mesatar deri të lartë, do të shfaqen në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet e borës pritet të përfshijnë zonat në Veri, Lindje dhe Juglindore të territorit. Reshjet e borës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugore.
Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive ndërsa në Dibër priten reshje mesatare. Në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 0 deri në 9 °C.
/Motilokal.com


