Policia e Kosovës evakuon me barkë shpëtimi një familje të bllokuar nga vërshimet në Mitrovicë

Policia e Kosovës evakuon me barkë shpëtimi një familje të bllokuar nga vërshimet në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka ndërhyrë sot për të evakuuar një familje katër anëtarëshe që kishte mbetur e bllokuar në shtëpinë e saj si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “2 Korriku” në Mitrovicë të Jugut, ku niveli i ujit kishte rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë e familjes. Në koordinim me Drejtorinë e Emergjencave në Mitrovicë të Jugut dhe ekipet e tjera të shpëtimit, Njësia e Kontrollit të Kufirit Ujor e Policisë së Kosovës ka realizuar evakuimin me barkë shpëtimi, duke i nxjerrë të gjithë anëtarët e familjes në mënyrë të sigurt.

Autoritetet bëjnë të ditur se ndërhyrja është kryer me sukses pavarësisht kushteve të vështira në terren. Ky rast vlerësohet si një tjetër shembull i angazhimit të Policisë së Kosovës në mbrojtjen e jetës së qytetarëve gjatë situatave emergjente.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbetet në terren dhe vazhdon të monitorojë situatën, duke qenë e gatshme të reagojë në çdo rast ku qytetarët kanë nevojë për ndihmë, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse dhe ekipet e shpëtimit.


/Motilokal.com