AME: Situata e vërshimeve menaxhueshme, por disa rajone përballen me vështirësi nga reshjet e shiut dhe borës

AME: Situata e vërshimeve menaxhueshme, por disa rajone përballen me vështirësi nga reshjet e shiut dhe borës

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka përditësuar situatën me vërshime në Kosovë. Sipas të dhënave nga Qendrat Operative Emergjente 112 dhe strukturat lokale, situata e vërshimeve në Kosovë është kryesisht e menaxhueshme, megjithatë disa rajone po përballen me vështirësi për shkak të reshjeve të shiut dhe borës.

Situata sipas rajoneve:

Prishtina: Vërshime të lokalizuara në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Obiliq, Drenas, Shtime dhe Graçanicë, kryesisht nga bllokime kanalizimesh. Ka pasur depërtime uji në oborre, bodrume dhe shtëpi, pa evakuime.

Prizreni: Disa rrugë dhe ura të vërshuara, shembje dheu dhe ndërhyrje teknike në Suharekë, Malishevë, Rahovec dhe Dragash. Rrugët kryesore monitorohen; disa segmente janë të pakalueshme përkohësisht.

Mitrovica: Situatë stabile, pa rrezik të drejtpërdrejtë. Largim aktiv i ujit, me fokus në QKMF Mitrovicë. Vizita nga udhëheqja e AME-së dhe autoritetet komunale.

Peja: Intervenime për bllokime kanalizimesh dhe rrezik vërshimi; rruga Pejë–Rugovë me ujë në disa segmente. Qarkullimi kërkon kujdes.

Gjakova: Situatë stabile, niveli i lumenjve në rënie; një bllokim rruge nga shembja e dheut.

Gjilani: Vërshime të lokalizuara, depërtime uji në bodrume dhe rrëshqitje dheu; lumenjtë po rriten, pa dalje nga shtrati.

Ndërhyrje dhe masa:

KEK dhe KOSTT kanë marrë pompa thithëse me kapacitet të madh për të menaxhuar situatën.

Koordinim 24/7 për ndihmë nga institucionet lokale dhe infrastruktura kritike në gjithë territorin.

Vlerësimi i situatës:

Ka përshkallëzim lokal të vërshimeve dhe vështirësi për qytetarët dhe shërbimet reaguese.

Nivelet e disa lumenjve dhe përrenjve po rriten.

Situata monitorohet vazhdimisht.

Qytetarët ftohen të raportojnë çdo rrezik në numrat emergjent 112, 193 dhe 192. Agjencia e Menaxhimit Emergjent mbetet në gatishmëri të plotë 24/7, në koordinim me të gjitha institucionet relevante, për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

/Motilokal.com