Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton për gjendjen e akseve rrugore në vend

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton për gjendjen e akseve rrugore në vend

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur situatën e akseve rrugore në vend. Gjatë natës kanë vijuar reshjet e shiut dhe të dëborës në zonat malore me intensitet mesatar.

Reshje bore janë regjistruar në veri dhe juglindje, kryesisht në akset Bogë Theth, Hani i Hotit Vermosh, Razëm, Kukës Shishtavec, Surel Qafë Priskë Qafë Mollë, Elbasan Gjinar, Ibë Krrabë Elbasan, Qafë Mali Fierzë, Qafë Bualli Krastë, Ersekë Leskovik, Maliq Kufi Gramsh, Libonik Rëmbec Plasë, Korçë Voskopojë, Korçë Ersekë, Zemblak Dog. Goric dhe Qafë Thanë.

Në disa akse qarkullimi bëhet vetëm me zinxhir. Konkretisht në degëzimin Vermosh Doganë, Surel Qafë Priskë Qafë Mollë Trau Teleferik, Krujë Sarisalltik dhe Qafë Mali Fierzë.

Probleme më serioze paraqiten në aksin Qafë Thore Theth, ku rruga është e bllokuar për shkak të rënies së orteqeve. Në Qafë Dushk Sevaster në kilometrat 10 dhe 11 qarkullimi zhvillohet me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës. Në aksin Përmet Tre Urat, pranë Urës së Petranit, ka shkarje masive aktive.

Autoriteti Rrugor njofton se kontraktorët janë në terren pa ndërprerje 24 orë në ditë me mjete dhe punëtorë të shtuar për pastrimin e akseve dhe garantimin e qarkullimit.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të përdorin goma dimërore dhe të pajisen me zinxhir, sidomos gjatë udhëtimeve drejt zonave malore me prezencë bore.

/Motilokal.com