Pas një jave me mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe përmbytje në disa zona, java e re në Shqipëri nis më e qëndrueshme, me kthjellime dhe temperatura të ulëta.
E hëna pritet të jetë e ftohtë, kryesisht me diell dhe kalime vranësirash.
Edhe dita e martë parashikohet me mot relativisht të qëndrueshëm, pjesërisht me vranësira dhe intervale me diell.
Me mot pothuajse të kthjellët dhe pjesërisht me vranësira pritet të karakterizohet dita e mërkurë.
Si pasojë e temperaturave të ulëta, veçanërisht në Veri, Lindje dhe Juglindje, ngricat mund të shkaktojnë vështirësi në qarkullimin rrugor dhe probleme lokale.

/Motilokal.com
