Policia e Kosovës, përmes Njësisë së Trafikut të Kryeqytetit, ka identifikuar dhe gjobitur një shofer për vozitje të rrezikshme në Prishtinë.
Sipas policisë, shoferi është hasur duke kryer manovra të rrezikshme me veturë, veprime që kanë rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Pas identifikimit, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe ndaj tij është shqiptuar gjobë për kundërvajtje në komunikacion, në përputhje me ligjin në fuqi.
Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore.
/Motilokal.com
