Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë natës nuk janë regjistruar reshje shiu apo bore në rrjetin rrugor.
Temperaturat kanë qenë shumë të ulëta, duke zbritur deri në -18°C në Valbonë, -15°C në Kukës, -10°C në Dibër dhe -15°C në Qafë Thanë.
Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht në të gjitha akset rrugore. Kontraktorët janë në terren pa ndërprerje, me mjete dhe punëtorë të shtuar, ku është kryer pastrimi i rrugëve dhe shpërndarja e kripës për të shmangur ngricat.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të përdorin goma dimërore dhe të jenë të pajisur me zinxhirë, veçanërisht në zonat malore ku ka prezencë bore.
/Motilokal.com
