Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" njofton për gjendjen aktuale të nivelit të ujit në liqenet Batllavë dhe Badovc.
Liqeni i Badovcit është në 645.65 metra mbi nivelin e detit, 4.20 metra nën kuotën maksimale të mbushjes, ndërsa liqeni i Batllavës ndodhet në 633.70 metra, 1.30 metra nën nivelin maksimal.
Pas reshjeve të fundit, në të dy liqenet është evidentuar rritje e nivelit të ujit prej 2.5 deri në 3 metra.
/Motilokal.com
