IKSHPK tregon zonat ku uji i pijshëm është i sigurt dhe ku nuk rekomandohet të pihet

IKSHPK tregon zonat ku uji i pijshëm është i sigurt dhe ku nuk rekomandohet të pihet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton përmes një komunikate informon qytetarët për gjendjen aktuale të ujit të pijshëm në rajonet e ndryshme të vendit, duke dhënë udhëzime për përdorimin e tij.

Rajoni i Prishtinës

Në fabrikat e trajtimit të ujit në Shkabaj, Badovc dhe Batllavë, cilësia e ujit të pijshëm është brenda standardeve të lejuara.

Në Drenas/Bivolak, fabrika punon me kapacitet të zvogëluar, por uji mbetet i sigurt për konsum.

Në Lipjan dhe Kuzmin, uji është brenda standardeve të lejuara.

Në Vragoli dhe Miradi e Poshtme, uji nuk rekomandohet për pije.

Rajoni i Mitrovicës

Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe komunat veriore, uji është i sigurt për konsum.

Rajoni i Ferizajt

Në Ferizaj, uji është brenda standardeve për pijshëm.

Në Han të Elezit, niveli i turbullirës është i lartë, prandaj uji përdoret vetëm për nevoja teknike dhe nuk rekomandohet për pije.

Rajoni i Gjilanit

Në Gjilan, uji dhe rezervuarët Përlepnicë dhe Bajë janë brenda standardeve.

Në Kamenicë dhe Viti, uji mbetet i sigurt për konsum.

Rajoni i Pejës

Pejë, Istog dhe zona Vrellë/Istog, uji është i sigurt.

Në Mbivada, turbullira e lartë bën që uji të përdoret vetëm për qëllime teknike.

Në Junik, uji është brenda standardeve, ndërsa në Deçan dhe Klinë nuk rekomandohet për pije dhe përdoret vetëm për nevoja teknike.

Rajoni i Gjakovës

Furnizimi nga KRU Gjakova është i sigurt.

Në Hoçë e Madhe, Opterushë, Zaqishtë, Demjan dhe Gërçinë, turbullira e rritur bën që uji të mos konsiderohet i pijshëm.

Rajoni i Prizrenit

Burimi “40 bunarët” në Prizren është brenda standardeve.

Suharekë ka probleme në fshatrat e përmbytura Semetisht, Studençan dhe Nëpërbisht, pjesa tjetër e furnizimit vazhdon normal.

Në Malishevë, turbullira e lartë bën që uji të përdoret vetëm si ujë teknik.

Në Dragash, uji është brenda standardeve të lejuara.

/Motilokal.com