Shikoni momentin kur skiatorja dhe qeni i saj goditen nga orteku i borës

Shikoni momentin kur skiatorja dhe qeni i saj goditen nga orteku i borës

Pamje të regjistruara nga skiatorja spanjolle Ares Masip tregojnë çastin kur ajo u përfshi nga një ortek bore në malin Pic de l’Hortell, në Pirenej, në territorin e Andorrës.

Masip ishte duke skijuar së bashku me qenin e saj, Cim, kur masa e borës u shkëput papritur. Në pamje dëgjohet teksa ajo thotë se mali po shembet, duke përshkruar momentin si krejt të papritur.

Në një deklaratë për BBC-në, skiatorja tha se kishte marrë masa sigurie dhe se e njihte mirë zonën, prandaj mendonte se ishte e sigurt. Sipas saj, në mal nuk ekziston kurrë rrezik zero dhe kjo duhet pasur gjithmonë parasysh.

Fatmirësisht, si ajo ashtu edhe qeni i saj shpëtuan pa pësuar lëndime nga orteku.

/Motilokal.com