Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton qytetarët se, për shkak të rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit “Badovc”, uji nuk rekomandohet për pije deri në njoftimin e mëtejshëm.
IKSHPK, në bashkëpunim me KRU “Prishtina”, po monitoron situatën me ujë të pijshëm dhe do të informojë qytetarët për çdo zhvillim.
Më poshtë gjendet harta e zonës së furnizimit nga Liqeni i Badovcit. Në bazë të emrit të rrugës, mund të gjeni zonën tuaj.

/Motilokal.com


