Të shtunën në Kosovë pritet mot kryesisht me vranësira. Në intervale të shkurtra do të ketë edhe kthjellime, duke lejuar rrezet e diellit të shfaqen herë pas here. Nga orët e mbrëmjes, sidomos në zonat malore, mund të ketë reshje të izoluara dhe të dobëta bore.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 0°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 5°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
