Moti të hënën në Shqipëri do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa vranësira të lehta deri mesatare do të shfaqen herë pas here në lindje dhe jug.
E marta nis me temperatura të ulëta dhe mot pjesërisht të vranët. Nga mesdita priten reshje shiu, ndërsa në zonat malore dhe disa zona të ulëta mund të ketë edhe reshje bore.
Të mërkurën moti mbetet i ftohtë dhe i vranët. Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në disa zona, ndërsa në relievet malore parashikohen reshje bore.

/Motilokal.com
