Mëngjesi i ditës së hënë në Maqedoni do të jetë pjesërisht deri mesatarisht i vranët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell e vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja.
Dita e martë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Do të ketë reshje lokale bore në pjesët perëndimore drejt fundit të ditës dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja.
Të mërkurën pritet të mbajë mot pjesërisht me vranësira e reshje lokale, kryesisht me borë.

/Motilokal.com
