Si pritet moti të martën në Shqipëri

Si pritet moti të martën në Shqipëri

Të martën parashikohet mot kryesisht i kthjellët gjatë pjesës së parë të ditës, ndërsa më vonë pritet shtim gradual i vranësirave, të cilat do të bëhen deri të dendura.

Reshjet e shiut do të shfaqen në orët e mbrëmjes, fillimisht në jug dhe më pas do të përhapen gradualisht në pjesën tjetër të vendit. Në zonat juglindore, mbi 600–700 metra lartësi, si dhe në relievet malore në lindje, mbi 800–900 metra, parashikohen reshje të dobëta bore.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej -1 deri në 11 °C.

/Motilokal.com