Si pritet moti të mërkurën në Shqipëri

Si pritet moti të mërkurën në Shqipëri

Të mërkurën moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Që në orët e para të ditës priten reshje shiu të herëpashershme, kryesisht me intensitet të ulët. Në jug të vendit, në intervale të shkurtra kohore, reshjet mund të shfaqen në formë shtrëngatash. Gjatë ditës shiu do të vazhdojë herë pas here, përgjithësisht i dobët, ndërsa lokalisht në qendër dhe jug priten edhe reshje me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash. Në zonat malore të Alpeve, në verilindje dhe lindje mbi 300–400 metra, si dhe në juglindje e jug mbi 600–700 metra, priten reshje bore me intensitet të ulët.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 5 deri në 7 °C.

/Motilokal.com