Nga sot kosovarët pa viza edhe në Bahamas

Nga sot kosovarët pa viza edhe në Bahamas

Një lajm i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës. Sot në Washington, D.C., Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Bahamasit, Davis, nënshkruan marrëveshjen që parashikon heqjen e ndërsjellë të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bahamasit.

Ky vendim vjen pas njohjes së Kosovës nga Bahamas dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në dhjetor të vitit të kaluar. Presidentja Osmani e konsideron këtë hap si një përforcim të partneritetit mes dy vendeve dhe një mundësi për të afruar qytetarët e Kosovës dhe Bahamasit më pranë njëri-tjetrit.

Marrëveshja do të lehtësojë udhëtimet dhe do të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik, kulturor dhe turistik mes dy vendeve.

/Motilokal.com