IKSHPK publikon listën e zonave ku uji nuk rekomandohet për pije

IKSHPK publikon listën e zonave ku uji nuk rekomandohet për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton qytetarët se vazhdon monitorimin e cilësisë së ujit për pije. Bazuar në matjet e fundit, në disa zona uji nuk rekomandohet për konsum.

Rajoni i Prishtinës: Fabrika për trajtimin e ujit Badovc, Vragoli.

Rajoni i Gjilanit: Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë.

Rajoni i Pejës: Klinë – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë.

Rajoni i Gjakovës: Burimet – Hoçë e Madhe, Opterushë dhe Zaqishtë.

Rajoni i Prizrenit: Malishevë.

Qytetarët këshillohen të përdorin ujë të zier ose të ambalazhuar derisa situata të normalizohet. IKSHPK do të vazhdojë të informojë publikun për çdo ndryshim.

/Motilokal.com