Bora zbadrh Dibrën

Bora zbadrh Dibrën

I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura bore, të shoqëruara me temperatura të ulëta deri në -3 gradë. Kjo ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve, si në rrugët nacionale ashtu edhe në ato rurale.

Akset Bulqizë-Tiranë dhe Bulqizë-Peshkopi kalohen me vështirësi, për shkak të ngricave dhe erës së fortë, sidomos në segmentin Qafë e Buallit-Fushë Bulqizë.

Po ashtu, vështirësi hasen edhe në aksin Qafë e Buallit-Krastë, si dhe në shumë rrugë rurale të njësive të Bashkive Peshkopi, Bulqizë, Klos dhe Mat.

/Motilokal.com